Arbnor Morina bëhet drejtor sportiv te skuadra rivale e Prishtinës
Arbnor Morina nga sot do të jetë drejtor te skuadra e Flamurtarit.
Ish-trajneri i disa skuadrave kosovare do të menaxhoj sektorin sportiv te skuadra nga kryeqyteti.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar vetë Arbnror Morina.
“Prej sot kam filluar punë si Drejtor Sportiv te skuadra e Flamurtarit”, ka thënë Morina.
Këtë pozitë ai e ka ushtruar së fundmi edhe te Prishtina. /IndeksOnline/