Presidenti i Ballkanit kritikon ashpër Prekazin: Mos i shih lojtarët me xhelozi vetëm pse luajnë në Kosovë
Kosova U21 u mposht me rezultat 1-2 nga Shqipëria U21 në ndeshjen kualifikuese për Europianin e të rinjve.
Golin e vetëm për Kosovën shënoi Blend Baftiu pas asistimit të bashkëlojtarit të tij te skuadra e Ballkanit, Arbër Hoxha.
Por dyshja e lartë cekur ishte inkuadruar në lojë vetëm në 10 minutat e fundit duke lënë ‘gjurmë’ në fushë për Kosovën U-21.
Kjo ka bërë që pas ndeshjes të reagon edhe presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, i cili sot ishte prezent në Elbasan.
Kabashi, ka kritikuar elektorin e Kosovës U-21 Rafet Prekazi për mos inkuadrim të dyshës Hoxha-Baftiu më parë në lojë.
“Me luanat e FCB, për 10 minuta kta ta kryjnë lojën, por duhet trajneri mos ti shikoj me xhelozi vetëm pse luajnë në Kosovë” ka shkruar Kabashi.
Ndryshe Ballkani është në vendin e parë në Superligë. /IndeksOnline/