Mike Pence drejton delegacionin, në Turqi, për bisedimet e armëpushimit në Siri
Presidenti Donald Trump e dërgon një delegacion amerikan, në Turqi, për të negociuar një armëpushim dhe zgjidhje midis Turqisë dhe forcave kurde siriane të mbështetur nga SHBA-ja do të nisen brenda 24-orëve të ardhshme, tha të martën një zyrtar i lartë i Administratës.
Udhëtimi u mirëprit nga republikanët e Senatit të Lartë, Mitch McConnell, por ideja e bisedimeve tashmë është hedhur poshtë nga Turqia, ku presidenti Rexhep Tajip Erdogan dënoi çdo ndërmjetësim midis Qeverisë së tij dhe forcave kurde siriane që kombi i tij i konsideron si terroristë.
“Ky farë lloj kryeministri, çfarë lloji krerë të shtetit janë ata që ofrojnë të ndërmjetësojnë midis nesh dhe grupit terrorist?”, tha ai të dielën.
Delegacioni i Shtëpisë së Bardhë, do të përfshijë zv.presidentin Mike Pence, sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien dhe të dërguarin special për Sirinë Jim Jeffrey, sipas Shtëpisë së Bardhë, e cila njoftoi se Pence do të takohet me Erdoganin, raporton Abc news, transmeon Indeksonline.
Ndërsa McConnelli nuk e thirri direkt presidentin gjatë një fjalimi në katin e Senatit. Ai shprehu vendimin e Trumpit për tërheqjen e të gjitha forcave amerikane nga Siria Verilindore, një shenjë e rikthimit të ashpër edhe brenda partisë së vetë Trumpi, që është rritur vetëm që nga vendimi i tij për të tërheqjenn e trupave përpara operacionit turk kundër kurdëve.
“Lënia e fushës tashti do të nënkuptojë lënien e derës së hapur për një ringjalljeje të kësaj force të rrezikshme [ISIS]. Dhe një përsëritjeje të re të Shtetit Islamik, krijimin e një vakuumi fuqie, duke lypur për ndikimin e ndërhyrjes së Rusisë, duke e lënë veriun e Sirisë të gjerë të hapur për Iranin për të lënë shtrirjen e saj të papenguar gjatë gjithë rrugës nga Teherani në pragun e miqve tanë në Izrael. Dhe pos kësaj edhe shkatërrimin e levave që ne kemi aktualisht duhet ta detyrojmë Bashar al Asadin ta ndalojë masakrimin e popullit sirian dhe të negociojë një fund të këtij konflikti të tmerrshëm dhe katastrofë humanitare”, tha McConnell./Indeksonline/