Këto janë votat nga diaspora nga 3 tavolinat e numëruara
Ka filluar procesi i numërimit të rreth 13 mijë e 500 fletëvotimeve të cilat kanë ardhur nëpërmjet postës gjatë periudhës së votimit 19 shtator – 5 tetor 2019.
Indeksonline është duke qëndruar në QNR, derisa po e përcjellë edhe këtë proces.
Në tri tavolinat që janë numëruar, votat janë dhënë kështu:
Në një tavolinë: VV-ja 92 vota, LDK-ja 15, NISMA 13, PDK-ja 25 dhe koalicioni AAK – PSD 18 vota
Nga përfundimi i votave në një tjetër tavolinë, votat janë si në vijim: VV-ja 56, NISMA 27, LDK-ja 29, PDK-ja 23 dhe AAK-ja 26 vota.
Ndërsa në tjetrën: VV-ja ka marrë 38 vota, 37 vota janë për NISMA-n, LDK-ja 42 dhe AAK-ja 27.
Ndryshe, numërimi i të gjitha këtyre fletëvotimeve do të bëhet në 23 tavolina numërimi./Indeksonline/