75 Mall Live Search
12:10 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

​Reali pas N’Golo Kantes – ja oferta e klubit madrilen

Real Madridi synon ta rrëmbejë, mesfushorin N’Golo Kante nga Chelsea nëpërmjet një marrëveshjeje shkëmbimi që përfshin James Rodriguezin.

Verën e kaluar, dy klubet gjetën gjuhën e përbashkët për transferimin në “Santiago Bernabeu” të Eden Hazardit për vlerën 150 milionë paundësh, por “Los Blancos”-i nuk do të ndalet, synon edhe francezin, për të cilin, përveç kartonin e Jamesit, ofrojnë edhe 86 milionë paundë.

Rodriguezi thuajse ishte harruar në Madrid pas dy sezoneve në huazim te Bayerni i Mynihut, por “aksionet në bursë” të kolumbianit u rritëm pas fillimit të sezonit, me Zidanen, që e ka aktivizuar në 6 ndeshje të La Ligas (ka shënuar në fitoren 4:2 ndaj Granadas).

Chelsea mësohet se po tregon interes të ri për kolumbianin, pasi edhe më parë drejtuesit e klubit londinez e kanë pasur idenë e nënshkrimit me të (para se të huazohej te Bayerni).

Edhe pse Chelsea është i interesuar për një shkëmbim të tillë, një marrëveshje mund të arrihet vetëm pasi të përfundojë pezullimi i merkatos i dhënë nga FIFA për blutë e Londrës.

Chelsea është ende në pritje të vendimit të Gjykatës e Arbitrazhit për Sport (CAS) për të rrëzuar ndalimin e transferimeve. Klubit anglez i është ndaluar të kryejë blerjen në dy dritare merkatoje (verë – dimër) nga FIFA, që do të thotë se nuk mund të regjistrojë lojtarë të rinj mbi moshën 16 vjeçe deri verën e ardhshme./Indeksonline/