Detaje nga aksidenti i rëndë te Mensa e Studentëve
Një aksident ka ndodhur para një ore te Mesza e Studentëve, në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, për Indeksonline.
Ajo ka thënë se nga ky aksident një person ka pësuar lëndime trupore.
“Rreth ores 11:00 ka ndodhur aksidenti me përfshirje të 3 automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njesiti i trafikut”, ka thënë ajo./Indeksonline/