Ndryshon stadiumi, El Clasico javën e ardhshme luan në “Bernabeu”, e jo në “Camp Nou”!?
El Clasico e 26 tetorit mund të mos luhet në “Camp Nou”. Krerët e La Ligas kanë propozuar që të ndërrohet orari për El Clasicon për shkak të situatës aktuale politike në Kataloni.
Propozimi është që ndeshja e javës së ardhshme të luhet në “Santiago Bernabeu”, ndërsa ajo e kthimit në “Camp Nou”.
Në Barcelonë janë duke u zhvilluar protesta të mëdha për arsye politike dhe se siguria thuhet se nuk garanton zhvillimin e kësaj ndeshjeje të madhe.
Mbetet të shihet se a do të marrë miratimin ky propozim në La Liga./Indeksonline/