75 Mall Live Search
15:38 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Donjeta dhe Skerdi publikojnë bashkëpunimin ‘Falma’

Këtë herë këngëtari i mirënjohur, Skerdi ka bashkuar forcat me këngëtaren e re dhe shumë të talentuar, Donjeta.

Dyshja kanë lansuar projektin e ri të përbashkët me titullin ‘Falma’, transmeton Indeksonline.

Kënga erdhi e bashkangjitur edhe me videoklip i cili është punuar nga ‘XL Films’, kënga është punuar nga Diez Music i cili është përkujdesur edhe për muzikë, ndërsa për tekstin vet Skerdi dhe Kennz.

‘Falma’ është publikuar në kanalin ‘Youtube’ dhe sigurisht do të miurëpritet nga adhuruesit e dy artistëve./Indeksonline/