75 Mall Live Search
15:40 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Diçka po zihet mes LDK-së e AAK-së, takohen Lutfi Haziri e Ardian Gjini

Dy nënkryetarët, Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ardian Gjini i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, janë takuar sot në njërin prej restoranteve në kryeqytet, raporton Indeksonline.

Takimi i tyre vjen në kohën kur pritet të formohen institucionet e reja pas zgjedhjeve të mbajtura me 6 tetor.

Nuk dihet arsyeja e takimit mirëpo vlen të përmendet se LDK është në negociata me VV-në për të formuar qeverinë e re ndonëse Haziri ka kritika të vazhdueshme për partinë e Kurtit./Indeksonline/