Numërohen 40% e votave nga Diaspora, në mesnatë pritet të përfundojë i gjithë numërimi
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave të ardhura nga Diaspora.
Deri tani, nga 13491 vota, janë numëruar rreth 40% e tyre.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, ka thënë për Indeksonline se po shpresojnë se sonte do të arrijnë ta përmbyllin numërimin e këtyre votave.
Ai ka thënë se pas numërimit të votave të Diasporës, do të nisë numërimi edhe i votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara./Indeksonline/