75 Mall Live Search
23:28 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Mosmarrëveshja me LDK-në, na çon në zgjedhje të reja, sepse nuk pranojmë koalicion me ndonjë parti tjetër”

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur edhe për mundësinë që në bisedimet për koalicion të mos arrihet një marrëveshje me LDK-në.

“Ne do mundohemi me çdo kusht që të arrijmë një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Mosmarrëveshja me LDK’në na dërgon në zgjedhje të reja”, ka thënë Konjufca në T7 duke treguar se nuk do të pranojnë koalicion me ndonjë parti tjetër./Indeksonline/