75 Mall Live Search
13:49 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Profesori akuzon kolegët: Në Universitetin e Mitrovicës, do të keqpërdoren 100 mijë euro, prokuroria javën e ardhshme nis hetimet?

Profesori Fitim Zeqiri, ka akuzuar kolegët në Universitetin e Mitrovicës se në vitin akademik 2019/2020 do të keqpërdoren 100 mijë euro.

E për gjithë këtë ai ia hedh fajin, rektorit Alush Musaj dhe kryetarit të Këshillit të Etikes, Islam Qerimi, shkruan IndeksOnline.

“Në vitin akademik 2019/20, në Universitetin e Mitrovicës do të keqpërdoren përafërsisht rreth 100.000 euro.

E gjithë kjo ndodh nën mbikëqyrjen e rektorit z.Alush Musaj. Si dhe nën përkujdesjen e kryetarit të Këshillit të Etikes, Islam Qerimi”, ka shkruar Zeqiri.

Për këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësin e Universitetit të Mitrovcës, Ahmet Jashashi, i cili ka thënë se askush nuk është në dijeni për këtë.

“Jo e nderuar nuk jemi fare në dijeni dhe kjo është një non sens, asgjë më shumë”, ka thënë Jashari për Indeksonline.

Indeksonline ka kontaktuar edhe me Prokurorinë në Mitrovicë për të pyetur nëse është paraqitur ky rast aty, por zëdhënësi në këtë institucion, Valon Preteni ka thënë se kryeprokurori nuk gjendet në Kosovë.

“Kryprokurori dhe prokurori janë në Shqipëri në një trajnim, që nga e hëna do të merremi me këtë rast dhe do ju njoftojmë. Deri tani asnjë rast i tillë nuk është adresuar tek ne”, ka thënë Preteni.

Ndërsa, profesori Zeqiri i cili pretendon se do të ofroj dëshmi në ndaljen e abuzimit me paranë e buxhetit të Kosovës, për Indeksonline ka thënë se janë në procesim me prokurorin dhe brenda javës së ardhshme do të ketë të reja.

“Me prokurorin mrena javës që vjen ju njoftojmë prapë, publikisht”, ka thënë shkurt Zeqiri./Indeksonline/