75 Mall Live Search
14:02 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Johnsoni beson se marrëveshja e Brexitit, do të kalojë në parlament

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson është i bindur se marrëveshja e re për Brexitin, do të jetë në gjendje të ratifikohet deri më 31 tetor, kur është planifikuar dalja e vendit nga BE-ja.

Johnsoni, gjithashtu shpreson se marrëveshja, do të marrë mbështetjen e parlamentit të shtunën.

“Marrëveshja e arritur midis Britanisë dhe BE-së sot do të sigurojë daljen e Britanisë në mënyrë të rregullt”, tha ai.