Nis rinumërimi i 530 vendvotimeve
Qendra e Numërimeve dhe Rezultateve ka filluar numërimin e 530 vendvotimeve.
Ky vendim ka ardhur pas parregullsive të gjetura e të publikuara në raportin e auditimit të nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), shkruan Indeksonline.
Manipulimet e ndryshme nga komisionerët e subjekteve politike kanë çuar në marrjen e vendimit që në 530 vendvotime të ketë rinumërim votash. Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të KQZ-së.
Valmir Elezi nga KQZ ka thënë se 530 vendvotime i përkasin komunave të ndryshme të Republikës së Kosovës.
“Ka filluar Rinumërimi i vendvotimeve sipas vendimit të sotëm, sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pra, janë 530 vendvotime të cilat i përkasin komunave të ndryshme të Republikës së Kosovës. Arsyet e rinumërimit mund të kategorizohen në 5 grupe: • Nga të gjeturat nga auditimi rezulton se janë 149 vendvotime tek të cilat nuk përputhen votat e kandidatëve me votat e subjekteve politike për shkak të gabimit teknik në formularin e rezultateve të subjekteve politike. • Gjatë auditimit rezulton se 24 vendvotime kanë problem teknike të mospërputhjes së numrit të fletëvotimeve, mungesës të faqeve apo rezultatet janë të paqarta. • Nga të gjeturat nga auditimi rezulton se 81 vendvotime në këto vendvotime nuk ka vota tek subjekti politik por ka tek kandidati/kandidatët. • Në 89 vendvotime, gjatë auditimit është verejtur se kandidati ka më shumë vota se subjekti politik. • Në 187 vendvotime rezulton se kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik”, ka thënë Elezi.
Kujtojmë se KQZ-ja me 9 tetor ka marrë vendimin që në 313 vendvotime të ketë rinumërim votash./Indeksonline/
