Sulmohet homoseksuali me çekan nga 4 adoleshentë
Një burrë homoseksual tha se u sulmua brutalisht me një çekan nga disa adoleshentë .
Ai tha se ata u përpoqën ta vrisnin, shkruan Indeksonline.
Marc Power, i cili jeton në Dublin, tha se ai u sulmua në rrugë nga katër meshkujt adoleshentë që dyshohet se e goditën me çekan në kokë.
Pas sulmimit, ai u dërgua në spital për ta marrë trajtimin e nevojshëm.
Policia tha se po e hetojnë sulmin./Indeksonline/