Nëna bashkohet me djalin e saj pas 30 vitesh, asaj iu tha që i kishte vdekur pas lindjes
Tina Bejarano nga Los Banos, lindi fëmijën e saj të dytë, Kristin, kur ajo ishte vetëm 17 vjeç. Në kohën kur nëna e saj abuzive i tha asaj që mund të mbante vetëm një fëmijë: ose të lindurin e parë, Tiffany, ose foshnjën Kristin.
Por kur lindi Kristin, nëna e egër i tha asaj që fëmija kishte vdekur menjëherë, 15 minuta pasi kishte lindur.
Kështu, Kristin asnjëherë nuk e pa fëmijën, sipas burrit të saj Eric Gardere.
Tina dhe Eric, të cilat u takuan vetëm disa muaj pasi lindën Kristin, kanë festuar ditëlindjen e fëmijës që ata menduan se ishte i vdekur çdo vit, raporton FOX26, transmeton Indeksonline.

Por vitin e kaluar, fëmija i parë i Tina, Tiffany, e bindi nënën e saj të bënte një test ADN për të mësuar rreth trashëgimisë së saj.
Pas shumë kohësh, ajo mori një email duke thënë: “Unë mendoj se duhet të flasim, ajo thotë që ne jemi të lidhur, dhe kjo thotë që ju jeni nëna ime”.

Kristin u birësua nga një familje e dashur pesë ditë pas lindjes dhe u rrit në Las Vegas, Nevada, duke mos ditur kurrë se sa mendonte mamaja e tij biologjike për të.
Tani ai jeton në New Jersey me gruan e tij Ashley, dhe foshnjën e re, Scarlet. /Indeksonline/
