Vuçiq në BE: Luteni të na tregoni nëse serbët kanë helmuar shqiptarët me antrax, apo ndonjë helm tjetër
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq iu drejtuar zëdhënëses së Përfaqësueses së Lartë të BE-së , Maja Kocijançiq, duke i kërkuar që ajo t’i tregojë publikut nëse serbët i kanë helmuar shqiptarër me antrax apo ndonjë helm tjetër .
“E nderuara Maja Kocijançiq, jam i bindur se pas disa ditësh të ndjekjes së bujshme të aferës së ”helmimit”, në Prishtinë, keni konkluzionin e saktë se çfarë ka ndodhur atje? Prandaj ju lus që ta njoftoni mbarë opinionin evropian se a jemi ne serbët që kemi helmuar shqiptarët me antraks apo me ndonjë helm tjetër të fortë?. Në qoftë se një gjë e tillë s’është e vërtetë, ta thoni publikisht se kush janë mashtruesit që e kanë trilluar këtë gënjeshtër!”
@MajaEUspox pic.twitter.com/IeXJnJ6Mfc
— Александар Вучић (@predsednikrs) October 18, 2019
Si kujtesë, pasi filluan numërimin e votave nga Serbia Qendrore, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në Kosovë.
Ata u shtruan në spital në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, por analizat nuk treguan asnjë gjurmë helmi. Atëherë ata u lanë të lirë në shtëpi, ndërsa zyrtarët pretendojnë se i kanë dërguar analizat në një laborator të huaj./Indeksonline/