Zaevi dorëhiqet? Edi Rama njofton një konferencë shtypi në orën 17:00
Kryeministri Edi Rama paralajmeron nje konference shtypisot ne oren 17:00. Se bashku me ministrin ne detyre per Europen dhe Punet e Jashtme, Gent Cakaj, shefi i Qeverise do te flasin per negociatat, ne nje dite qe pritet te jepet edhe vendimi final i BE-së per hapjen ose jo te negociatave me vendin tone.
“Ne oren 17.00 ne Kryeministri – konference shtypi e kryeministrit Rama dhe ministrit ne detyre per Europen dhe Punet e Jashtme, Cakaj”, njofton Kryeministria.
Deri tani, ne Bruksel, jane 25 vende nga 28 qe kerkojne hapjen e negociatave me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. Por Franca udheheq kundershtuesit ne kete proces. Per vendimin final “Po”, duhet unanimitet ne vendim, pra qe te 28 vendet anetare te unionit te jene dakort.
Nderkohe se fundi eshte raportuar se kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka dhene doreheqjen pas deshtimit me hapjen e negociatave.