75 Mall Live Search
15:43 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Juncker: Gabim historik, vendimi i BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Presidenti në largim i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, ka thënë se është një gabim historik vendimi negativ për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Sipas Reuters këtë e tha Juncker gjatë konferencës për media që pati bashkë me Donald Tusk, Presidentit i Këshilli Evropian.

Ndërsa Tusk sipas Euronews u tha të dy vendeve që të mos dorëzohen./Indeksonline/