10:45 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Valon Berisha: Nuk e di qysh kisha shku në Kosovë e mos me fol shqip

Valon Berisha është një ndër lojtarët kryesor të Kosovës, mirëpo po ashtu gjithëmon e ka shprehur dashurinë që ka për vendin tonë.

Ai tregoi se atmosfera në ekip është mjaftë e mirë “Nihna shumë mire me shokët e skuadres, nihna sikur në shpi, qajo na qon neve përpara se jem djem te ri”, tha Berisha.

Po ashtu ai për ndeshjen kundër Anglisë tha se  “e kena kallxu ftyren tonë të vërtetë”

Kurse i pyetur nga gazetari se si ka mundësi që flet kaq mirë shqip edhe pse ska jetuar në Kosovë ai tha  “kjo është falë prindërve, faleminderit zotit na kan nejt gati prej që jem kon fmi, nuk bon me harru gjuhen, nuk e di qysh kisha mujt me shku në Kosovë e mos me fol shqip”

Valoni tregoi se ka pasur oferta edhe nga kombëtarja norvegjeze që të lunate për ta “Norvegjia më ka ofru çdo gjë për me nejt te ta”./Indeksonline/.