75 Mall Live Search
12:59 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ky është numri i votave që mori Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti po del të jetë personi më  i votuar në zgjedhjet e 6 tetorit.

Aktivistë dhe deputetë të kësaj partie kanë shpërndarë në profilet e tyre numrin e votave që ka arritur Kurti.

Kësisoj, sipas tyre, lideri i LVV-së ka fituar 185 mijë vota.

Ndryshe, partia e Kurtit pritet që me LDK-në e Isa Mustafës të qeverisin me vendin.  /Indeksonline/