Porsche tërheq mbi dy mijë modele luksoze në Kinë
Kompania Porsche nga tregu i Kinës ka tërhequr mbi dy mijë makina për shkak të defektit të airbagëve.
Prodhuesi gjerman i makinave luksoze do të tërheqë makinat me kërkesë të Zyrës kineze të Kontrollit Shtetëror të Tregut.
Nga tregu i vendit më të populluar të botës, Porsche do të tërheqë modelet Panamera dhe Boxter të cilat janë prodhuar në katër vitet e fundit.
Pronarët e modeleve në fjalë më 8 nëntor në serviset e autorizuara në Kinë do të munden pa pagesë të bëjnë riparimin e defektit të airbagëve.