Komuna e Prishtinës rregullon këndet e lodrave
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se do të riparohen të gjitha këndet e lodrave në Prishtinë.
Ai bëri të ditur se ky aksion tanimë ka filluar, shkruan Indeksonline.
“Komuna e Prishtinës ka kontraktuar Ndërmarrjen Publike Banesore për mirëmbajtjen e të gjitha këndëve të lodrave në Prishtinë. Tashmë janë riparuar një pjesë e tyre. Në çdo park të fëmijëve e keni edhe tabelen me numër të telefonit ku mund të lajmëroni prishjet për rregullimin e menjëhershëm të tyre”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./Indeksonline/