Pas Flamurtarit edhe Vëllaznimit i largohet trajneri
Është bërë zyrtare nga vet klubi nga Gjakova që më Sadat Pajaziti nuk do të jetë trajner i Vëllaznimit.
Në një deklaratë të tij, Pajaziti ka treguar gjithçka rreth këtij vendimi.
“Kur pranova postin e trajnerit të ekipit të Vëllaznimit, ekip me shumë histori, erdha me shumë vullnet që të bëjmë klub stabil i cili do qëndrojë gjatë në superligë dhe të jetë gjithmonë pretendent për titull ashtu sikur ka qenë në kohë të mira, por hasëm në shumë vështërsi.
Sapo filluam kampionatin patem bojkot 2 javë pastaj shumë lojtarë na iken sapo filloj kampionati, une qëndrova vetëm sepse hasa në shumë dashuri për klubin, kudo që shkoja në qytet, bisedoja me njerëz të cilët tregonin për klubin me shumë dashuri për ç’do ndeshje, me njerez që edhe në stërvitje vinin edhe na ndjeknin nga afër, kjo më bëri që mos ta lë klubin por të mundohemi dhe të nxjerrim maksimumin, gjë të cilën nuk e arritëm.
Unë dua ti faleminderoj bashkpuntorët e mi, gjithë lojtaret dhe ju uroj suksese edhe shpresoj që sa më shpejtë të ofrohen njerëz të cilët e ndihmojnë klubin të kthehet aty ku e ka vendin sepse e meritojn qytetarët e Gjakovës, edhe superliga pa Vëllaznimin është e mangët pa ata tifoz të cilet japin gjithcka për klubin e tyre ” – ishin fjalët e tanimë ish-trajnerit të Vëllaznimit./Indeksonline/