75 Mall Live Search
23:29 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Iu larguan yjet por Ajaxi po vazhdon të shkëlqejë

Ajax ka arritur fitore ndaj RKC Waalwijk me rezultat 1:2, duke e forcuar kreun e tabelës në elitën holandeze të futbollit.

Pas 10 javësh, Ajaxi ka 26 pikë duke regjistruar 8 fitore dhe dy barazime. Asnjë humbje.

Gjatë afatit kalimtar, Ajaxit iu larguan yjet kryesor të skuadrës si Frenkie de Jong, Matthijs de Lig, Dolberg e Schone, por deri më tani, mungesa e tyre nuk është vërejtur aspak.

Që nga eliminimi i minutave të fundit në Ligën e Kampionëve ndaj Tottenham, ku u mposhtën me rezultat 2:3, ekipi holandez nuk din për humbje, duke përjashtuar ndeshjet përgatitore para sezonit të ri./Indeksonline/