75 Mall Live Search
13:13 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

Suharekë, vdes një person pasi u godit nga rimorkio e traktorit

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë ditës së djeshme në Suharekë, një person ka vdekur si pasojë e humbjes së kontrollit të traktorit.

Viktima ishte duke e drejtuar traktorin ku edhe e humbi kontrollin andaj ka kërcyer nga traktori por është goditur nga rimorkio e tij, si pasojë ka marrë lëndime të rënda.

Mjekët e kanë konfirmuar se personi ka ndërruar jetë si pasojë e këtyre lëndimeve. Kurse me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion./Indeksonline