Djali i David Beckham i dashuruar në vajzën që i ngjanë nënës së tij
Në verë ai i dha fund romancës me të dashurën e tij, Hana Cross dhe tashmë djali i David Beckham raportohet se është parë në shoqërinë e aktores Phoebe Torrance.
Kjo e fundit është 5 vite më e madhe se 20-vjeçari Brooklyn, por thonë se dashuria nuk njeh moshë dhe kjo diferencë nuk është aspak tronditëse lidhjen e tyre.
Por ajo çfarë e bën të çuditshme këtë rast, është ngjashmëria mes aktores dhe mamasë së Brooklyn. Victoria Beckahm.
Madje në të shkuarën raportohet se aktorja 25-vjeçare, Phoebe Torrance, ka punuar edhe si dublante e Victorias.
Kemi dëgjuar se djemtë pëlqejnë femrat si mamatë, por më tepër se sa në aspektin fizik, bëhet fjalë për karakterin e tyre.
Mbetet për t’u parë se si do të vijojë lidhja e tyre…