Milanit nuk i bën punë as trajneri i ri, Lecce merr pikë në “San Siro”
Milani po vazhdon me krizë të rezultateve edhe pas arritjes së trajnerit të ri.
Rosonerët barazuan me rezultat 2-2 kundër Lecces në ndeshjen e xhiros së tetë të Serie A.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Calhanoglut në minutën e 20-të të ndeshjes.
Rezultatin e barazoi Babacar në minutën e 62-të, shkruan Indeksonline.
Golin e dytë Milani e realizoi përmes Piatek në minutën e 81-të.
Një pikë Lecces ia siguroi Calderoni me një supergol në minutën e dytë shtesë.
Me këtë barazim, Milani është në vendin e 12-të me 10 pikë, derisa Lecce në vendin e 15-të me 7 pikë. /IndeksOnline/