Meda, në një mbrëmje të pa harrueshme me futbollistin e Kosovës
Këngëtari i njohur shqiptar Mehdin Përgjegjaj, i cili njihet me emrin artistik Meda, është një nga këngëtarët më të dashur dhe më të kërkuar në skenën muzikore shqiptare, shkruan Indeksonline.
Ai është krijues i shumë këngëve që janë kthyer në hite.
Andaj, Meda është i kërkuar në shumë mbrëmje muzikore në vende të ndryshme bote.
Së fundmi ai ka qenë i pranishëm në një mbrëmje muzikore në Bremen të Gjermanisë, ku është takuar me yllin e përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.
“Një mbrëmje e pa harrushme me Krenarinë e Kosovës, Milot Rashica”, ka shkruar Meda në mbishkrimin e fotografisë.
Kujtojmë se Miloti luan për klubin gjerman Werder Bremen. /Indeksonline/
