U vendosin nxënësve kuti kartoni, në kokë, për të mos kopjuar
Një shkollë u ka kërkuar nxënësve të vendosnin kuti kartoni në kokë në një përpjekje të çuditshme për t’i ndaluar që të kopjonin në provime.
Rregulli u zbatua në Bhagat Pre-University College në Haveri, Indi.
Imazhet e nxënësve me kutitë në kokë u bënë virale në mediat sociale.
Fotografitë tregojnë studentët të ulur në bankat e shkollës, duke bërë provimet me kutitë në kokë, ku në pjesën e syve janë hapur dy vrima për t’i lejuar të shikonin.
Administratori i kolegjit MB Satish i tha BBC-së se solli eksperimentin në shkollë pasi dëgjoi se ishte përdorur edhe në shkolla të tjera.
Ndërsa shtoi se nxënësit nuk ishin të detyruar t’i mbanin kutitë.
“Nuk ishte me detyrim. Në disa fotografi shihen nxënës që nuk mbanin në kokë kuti kartoni,”-shtoi ai. “Disa kërkuan që ta hiqnin pas 15 ose 20 minutash. Dhe ne vetë i kërkuam ta hiqnin pas një ore.”
Ndërsa nga të tjerë praktika u quajt “çnjerëzore”.

