Kush i tha Meghan Markleit të mos martohej me princin Harry?
Meghan, Dukesha e Sussex-it u këshillua të mos martohej me princin Harry nga disa miqë të saj britanikë, shkruan Indeksonline.

Ish-aktorja 38-vjeçare foli për jetën e saj si gruaja e një princi britanik në një dokumentar të ri për ITV, Harry & Meghan: Një udhëtim afrikan, i cili u transmetua të dielën në mbrëmje në Britani të Madhe.

Meghani tha se ishte në shënjestër të shumë mediave britanike që kur ajo u martua me Harryn në maj 2018, pasi ajo pranoi se disa prej miqve të saj të ngushtë britanikë i kishin thënë të mos martohej me princin.
Jeta e Meghanit u bë edhe më e ndërlikuar kur lindi djalin Archie, fëmija i parë i tyre./Indeksonline/
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/63738145/GettyImages_1142167988.7.jpg)