Lista e plotë e golashënuesve të Kombëtares së Kosovës
Tri vite pas pranimit në FIFA dhe UEFA, Kosova ka marrë pjesë në kualifikimet e Botërorit në Rusi, Ligën e Kombeve dhe kualifikimet për Euro 2020.
Deri më tani, 18 futbollist kanë realizuar për Kombëtaren, duke shënuar 48 gola, shkruan Indeksonline.
Prej tyre, 43 gola janë shënuar pas pranimit të plotë, derisa pesë tjera në gjashtë ndeshjet me fusnotë.
Golin e parë në histori të Kosovës e ka realizuar Albert Bunjaku në miqësoren kundër Turqisë në Mitrovicë me 21 maj 2014.
Golashënuesi më i mirë i Kosovës është Vedat Muriqi me tetë gola, i ndjekur nga Arbër Zeneli me shtatë gola.
Amir Rrahmani është i treti me pesë gola, derisa Milot Rashica është me 4 gola. /IndeksOnline/
Kjo është lista e plotë e golashënuesve të Kosovës:
Vedat Muriqi – 8 gola
Arbër Zenelei – 7 gola
Amir Rrahmani – 5
Milot Rashica – 4
Valon Berisha – 3
Elbasan Rashani 3 (2+1)
Albert Bunjaku 3 (1+2)
Benjamin Kololli 3
Atdhe Nuhiu 2
Edon Zhegrova 2
Donis Avdijaj 2
Bersant Celina 2 (1+1)
Besar Halimi 1
Leart Paqarada 1
Flamur Kastrati 1
Imran Bunjaku 1 (0+1)
Mergim Vojvoda 1
Florent Hasani 1