75 Mall Live Search
14:42 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Deçani mbjell 10 mijë fidanë pishe

Deçani vazhdon të investojë shumë në ambient. Pasi janë larguar të gjitha deponitë pa leje, këto hapësira pritet të kthehen në gjëlbërim e natyrë.

Numri një i komunës, Bashkim Ramosaj ka paralajmëruar mbjelljen e 10 mijë fidanëve në Deçan.

“Brenda kësaj jave do të nisë edhe aksioni i mbjelljes së këtyre fidanëve kryesisht më pishë.

Gjatë kësaj jave do të fillojmë më ketë aksion mjaft të rëndësishëm në fshatrat Lumbardh dhe Broliq, do të vazhdojmë në fshatrat Llukë e Epër, Llukë e Poshtme, Isniq, Baballoç, Prapaçan do të pyllëzohet dhe vendi i quajtur Podi i gështenjave, në Deçan ku tashmë nuk ekziston deponia” ka thënë Ramosaj në njoftim.

Të gjithë fidanët janë siguruar nga Agjencia Pyjore e Kosovës.