Xhensila Myrtezaj paralajmëron projektin e ri, paraqitet e veçantë në një klip
Xhensila Myrtezaj pas një pauze të shkurtër është gati për t’u rikthyer me një projekt të ri muzikor.
Këngëtarja nga Shqipëria njoftoi përmes një postimi në Instagram se ajo ka gati këngën e re, e cila do të shoqërohet me një videoklip mjaft të veçantë të xhiruar në Paris, shkruan Indeksonline.

Xhensila u paraqit e veshur e tëra me të kuqe, klasike dhe unike si përherë.
“Je T’aime #Coming soon”, ka shkruar Xhensila sipër imazhit.

Kujtojmë që “Sekreti im” është promovimi i saj i fundit në bashkëpunim me Pirro Çakon./Indeksonline/