Trajneri i portierëve në Kosovë, paralajmëron një gardian edhe më të mirë se Arijanet Muricin
Xhelal Karabegu aktualisht trajner personal i shumë portierëve në Kosovë e ushtron këtë profesion që nga vitet 90-të.
Ish- portieri i Prishtinës dhe disa skuadrave të tjera ka qenë pjesë e një kronike të mëngjesit në Klan Kosova.
Karabegu ka folur edhe për portierët që ai ka ushtruar siç janë emrat e mëdhenj si Etrit Berisha, Granit Kolshi, por edhe Betim Halimi.
Kurse, shpejt ka paralajmëruar edhe një portier që pritet të jetë mbi nivelin e portierit të Kosovës, Arijanet Muric.