Rinumërohen 81.29 % e vendvotimeve
Sipas raportimit të fundit të ditës së martë, numri i vendvotimeve të rinumëruara ka shkuar në 430 sosh apo 81.29 % e tyre.
Këto vota janë rinumëruar deri në orën 16:00 të ditës së sotme.
Pas kësaj, do të vazhdohet me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, shkruan Indeksonline.
Javën e kaluar, KQZ me rekomandim të QNR-së mori vendim që të rinumërohen edhe 530 vendvotime të tjera.
Procesi i rinumërimit pritet të përfundojë nesër./KosovaPress/