75 Mall Live Search
22:48 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dënim “special” për 20 vjeçarin, ngiste makinën në gjendje të dehur

Një 20 vjeçar, i cili ngiste makinën i dehur me rreth 35 mikrogramë mbi normën e lejuar, duket se ka marrë një mësim të shkëlqyer nga policia.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në perëndim të Londrës, ku Craig Posonby-Burl e parkoi dy herë makinën e tij në një parking të Gloucestershire, por në fund iu pezullua patenta për 14 muajit e ardhshëm.

E gjithë kjo pasi kamerat e sigurisë e kapen atë teksa drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe kaloi semaforin teksa tregonte dritën e kuqe, ndërsa më pas u përplas me një bordurë.

Ngjarja ndodhi më 2 tetor në Parkun e Birrarisë në Cirencester, kur Craig fillimisht e kaloi semaforin dhe më pas parkoi, por makina e tij nisi të lëvizë, duke u ndalur vetëm nga bordura.




Mirëpo nuk vonoi shumë dhe një makinë policie u shfaq aty pranë dhe nisi procedurat kundër djaloshit.

Pasi rezultoi se kishte konsumuar më tepër se sa që lejohet alkool, përkatësisht niveli ishte  51 mikrogramë alkool në 100 mililitra frymë, dhe Craig u shoqërua në rajonin më të afërt policor dhe patenta iu konfiskuar për 14 muaj./Indeksonline/