75 Mall Live Search
08:44 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha shpërblehet me çmim për këngën “Meant to be”

Bebe Rexha me këngën “Meant to be” në bashkëpunim me Florida Georgina Line janë shpërblyer nga Akademia e Muzikës Country (ACM).

Përmes një postimi në faqen zyrtare të ACM-së u njoftua se artistët janë shpërblyer për herë të parë me çmimin “Sensacioni i vitit”, shkruan Indeksonline.

“Bebe Rexha merr në shtëpi çmimin e saj të parë ndonjëherë nga ACM-ja! Sensacioni i pop-it është një marrëse shtesë e ACM-së Music Event e dekadës së çmimeve me Florida Georgia Line për ‘Meant to be’”, shkruhet në këtë postim.

Ndryshe, këngëtarja me prejardhje shqiptare së fundi promovoi projektin e ri “You Can’t Stop the Girl” që është kolona zanore e filmit “Maleficient”./Indeksonline/