Lëndohen 3 persona në përleshje me mjete të forta , në Prishtinë
Indeksonline ka raportuar për një përleshje fizike që ka ndodhur në mes 7 personave te lokalet e “Lesnës”, në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosoës, Flora Ahmeti, për Indeksonline ka thënë se janë lënduar tre persona si pasojë e përdorimit të mjeteve të forta.
Ajo bëri të ditur se tre persona janë shoqëruar në stacionin e policisë.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një përleshje midis disa personave në rrugën “Eqrem Çabej”, në Prishtinë. Si pasojë e përleshjes, ku janë përdorur dhe mjete të forta, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar në stacion policor tre persona.
Me rastin po merren njësitet kompetente te stacionit – Jugu në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/
