Del në ankand trikoja e famshme e Kurt Cubainit
Dy gjëra ikonike që i përkisnin Kurt Cobainit, një triko ngjyrë ulliri, që ai e veshi në MTV’s Unplugged në New York në 1993 dhe një kitarë e krijuar për të në të njëjtin vit, do të dalin në ankand këtë fundjavë në Ankandin “Julien’s”.
Çmimet në ankand pritet të sillen për trikon midis 200.000 dhe 300.000 dollarëve dhe kitara ka një vlerësim midis 300.000 dhe 500.000 dollarë, transmeton Indeksonline.

Cobaini, kitaristi dhe këngëtari i rok grupit Nirvana, kreu vetëvrasje në vitin 1994 në moshën 27- vjeçare. Grupi i tij me bazë në Seattle fitoi njohjen në mbarë botën me këngë si “Smells Like Teen Spirit” nga albumi i dytë Nevermind (1991).
Cobaini veshi trikon gjatë një koncerti ‘MTV’s Unplugged’ në New York më 18 nëntor 1993, e cili ka një vrimë djegieje dhe thuhet se nuk është larë kurrë. Performanca ishte më përcaktuese e Nirvanas dhe që konsiderohet nga shumë si një nga shfaqjet më të mira të historisë së rock-ut të regjistruara ndonjëherë.

Ndërsa, u ndërtua nga Scott Zimmerman për të gjatë turneut të Nirvana në 1993 në Utero . Kitara shoqërohet me një letër të shkruar me dorë të nënshkruar nga gruaja e Cobainit, Courtney Love Cobain, duke deklaruar se kjo ishte një nga kitaret e preferuara të Kobainit./Indeksonline/