Këngëtarja shqiptare ‘harron’ substancat narkotike në një vend të pazakonshëm
Këngëtarja e njohur shqiptare Enca Haxhia, njihet për publikun si një vajzë mjaft ‘problematike’ pasi me paraqitjet e saj publike arrinë që gjithnjë të jetë në fokus të fansave dhe të mediave rozë, shkruan Indeksonline.
Ajo me secilën paraqitje që bën shfaqë guximin në ekspozimin e formave të saj trupore, e shpesh komentohen shumë nga miliona fansa që e ndjekin atë hap pas hapi.
Së fundmi, ka qenë aktori Ermal Mamaqi i cili ka publikuar një fotografi të një kapele në të cilën shihen substanca narkotike të fshehura dhe ai ka pyetur me shaka: “Ore kapelja e kujt është kjo? Tregoje pak që të vij ta marri.”.
Ajo që ka rënë në sy ka qenë komenti i menjëhershëm i këngëtares Enca, e cila ka shkruar : “Edhe thash ku e harrova” duke ja kthyer aktorit në të të njëjtën formë pra si shaka.
Kujtojmë që dyshja Ermal Mamaqi dhe Enca Haxhia ishin të angazhuar së bashku në projektin kinematografik “I Love Tropoja”. /Indeksonline/
