75 Mall Live Search
19:28 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Isa Mustafa: Kërkoj nga KQZ-ja të trajtojë ligjshmërinë e votave të ardhura në pliko nga Serbia

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se si kryetar i kësaj partie kërkon nga KQZ të trajtojë ligjmërinë e votave të ardhura në pliko nga Serbia, për Listën Serbe.

Mustafa tha se paralajmërimi se këto vota do të hyjnë në numërim, pa një vendim të KQZ-së se a i plotëson ato kushtet ligjore, hapë rrugë për të legalizuar kontrabandimin e votës edhe në të ardhmen, transmeton Indeksonline.

Mustafa deklaroi poashtu se nuk duhet lejuar asnjë votë të paligjshme në Kosovë.

Ndryshe pak më parë Indeksonline ka raportuar se Lidhja Demokratike e Kosovës përmes anëtarëve të saj në KQZ po kërkon nga KQZ të mblidhet për të vendosur si do të procedohet me votat e ardhura në mënyre të paligjshme nga Serbia.

Postimi i plotë:

Si Kryetar i LDK-së kërkoj nga KQZ-ja të trajtojë ligjshmërinë e votave të ardhura në pliko nga Serbia, për Listën Serbe. Paralajmërimi se këto vota do të hyjnë në numërim, pa një vendim të KQZ-së se a i plotësojnë ato kushtet ligjore, hapë rrugë për të legalizuar kontrabandimin e votës edhe në të ardhmen. Një gjë e tillë u tentua të bëhet në zgjedhjet e kaluara lokale në Istog, por organet ligjore parandaluan makinacionet e tilla që deformojnë vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës.

Nuk duhet lejuar asnjë votë të paligjshme në Kosovë. IM