75 Mall Live Search
23:12 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Reagon edhe gjyqtari i FIFA-s, dënon ashpër sulmin ndaj Meriton Berishës

Sulmi ndaj gjyqtarit Meriton Berisha ka bërë që i gjithë komuniteti i sportit por edhe më gjërë të reagojnë kundër këtij veprimi.

Gjyqtari që mban stemën e FIFA-s, njëherit edhe më i miri në Kosovë ka reaguar ashpër sulmin që i është bërë kolegut të tij.

Ky është reagimi i tij:

I trishtuar me pamjet nëpër media për sulmin fizik ndaj kolegut tonë Meriton Berisha.

Sulmi që ka ndodhur sot ndaj kolegut Meriton Berisha është akt qyqar dhe i pa pranueshëm për të gjithë sportistët dhe sportdashësit, veprimet e tilla dhe gjuha ofenduese ndaj gjyqtarëve të futbollit duhet të dënohet dhe të vihet para drejtësisë.

 Në këto momente të vështira për Meritonin i dëshiroj shërim të shpejtë dhe rikthim në pasionin e tij për futbollin dhe referimin .