“Ki me ma pa sherrin se nuk e kam përfunduar me ty” i thotë policit në Klinë, ngritet aktakuzë ndaj F.G.
Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit F.G., për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
“I pandehuri F.G, sipas aktakuzës, më 3 tetor të këtij viti, rreth orës 10:03, në fshatin Gllarevë të Klinës, fillimisht ishte ndaluar nga Policia e Kosovës, e cila ishte në pikën e kontrollit në fshatin e lartcekur, ku të pandehurit i shqiptohet gjoba për kundërvajtje, ndërsa i kërkohet nga zyrtarët policorë t’ia vendoste targën automjetit, ai fillon t’i fyente zyrtarët policorë H.D., I.A., E.M., dhe D.M, derisa në një moment kanos seriozisht zyrtarin policor H.D. të cilit i drejtohet me fjalët: “Ki me ma pa sherrin se nuk e kam përfunduar me ty”, thuhet në një komunikatë shtypi.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë./Indeksonline/