Dorëhiqet kreu i Portit të Durrësit, Agron Tare: “Ciao a tutti, belli e brutti!”
Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit Portual – Durrës, Agron Tare, është dorëhequr nga ky post.
Njoftimi është bërë përmes një komunikimi në rrjetin social Facebook.
“Sot mbaron misioni im si drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës. Që prej marrjes së detyrës si drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit Portual – Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritashme financiare të këtij institucioni. Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falënderuar ata që ma besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërm e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti” shkruan Tare në njoftim.