75 Mall Live Search
14:24 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Banka Qendrore Evropiane s’i ndryshon normat e kamatës

Me mbarimin e tetë vjetëve të mandatit të Mario Draghi si president i Bankës Qendrore Evropiane, administrata e saj sot ka vendosur të mos ndryshojë normat bazë të interesit dhe të vazhdojë t’i përmbahet programit të stimulimit të shpallur më parë.

BQE-ja tha që po e mban normën për depozitat njëditore të bankave në minus 0,5 për qind.

Kjo normë ishte në rënie nga minus 0.4 për qind në shtator. BQE-ja njoftoi, gjithashtu në shtator se do të rindezë programin e stimulimit të blerjes së bonove, duke blerë 20 miliardë euro në muaj, nisur nga 1 nëntori. Kohëzgjatja e kësaj mase nuk është përcaktuar.

Takimi i sotëm ishte i fundit për Draghin si president, i cili u pasua më 1 nëntor nga ish-drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.