75 Mall Live Search
21:17 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Detaje të reja rreth vdekjes së Deharit, thonjtë e tij nuk u dërguan në Zvicër

Avokati mbrojtës i familjes së Astrit Dehari, Tom Gashi ka thënë se Prokuroria nuk i ka dërguar thonjtë e të ndjerit për ekspertizë në Zvicër.

“Nuk i kanë dërguar thonjtë e Astritit për ekspertizë në Zvicër. S’janë marrë as mostrat e personave në dhomë me Astritin”, ka thënë Gashi në T7, transmeton Indeksonline.

“Prej momentit që është gjetë dhe të tjerët që e kanë parë, ai për 4 minuta e gjysë ka qenë gjallë dhe nuk i është dhënë ndihmë. Me asnjë fakt nuk vërtetohet se a ka qenë gjallë a jo. Pastak është pershkruar gjendja mendore, që thotë se ka qenë normale dhe nuk ka qenë as ne depresion, nuk ka pas as depresion as psiqik. ”, ka thënë ai tutje.

Tutje, babai i Astritit ka treguar se si atë e kishin frikësuar se do ta dërgojnë në Kumanovë.

“Astriti na ka thënë se e merrnin natën për intervista. Atë e friguan se do ta qojnë në Kumanovë dhe na ka porositë që mos të shkojmë në Kumanovë për vizitë as nana e as baba, dhe na ka porositë përmes shokëve ta dijë nëse i kanë hapë dosje në Kumanovë”, ka thënë babai i tij- vni Dehari. /Indeksonline/