Romës iu “vodh” fitorja, gjyqtari akordoi penallti inekzistente
Pasi morri epërsinë përmes Zaniolo në pjesën e parë, dukej se Roma po shkonte drejt një fitore të rëndësishme kundër Borussia Mönchengladbach.
Sidoqoftë, në kohën shtesë, gjyqtari vendosi t’i jepte palës vizitore një penallti inekzistuese, të cilën gjermanët e kthyen në gol.
Një goditje e lirë përfundoi në fytyrën Chris Smalling, duke pastruar kështu rrezikun. Sidoqoftë, gjyqtari mendoi se mbrojtësi anglez e preku topin me dorë dhe vendosi të tregojë drejt pikës së bardhë.
Në video shihet qartë se gjyqtari ka bërë një gabim të madh./Indeksonline/