Grabitet diamanti 50 karatësh, me vlerë 1,6 milionë euro
Policia japoneze është vënë në ndjekje të një diamanti 50 karatësh, me vlerë 1,6 milionë euro, i grabitur në një argjendari në Yokohama.
“Diamanti i vjedhur ka një vlerë prej 200 milionë jenësh. Ne mendojmë se është marrë nga vitrina ku ishte ekspozuar”, shpjegoi zëdhënësi i forcave të rendit.
Kjo pjesë e rrallë u prezantua gjatë një ekspozite tregtare në qendrën e ekspozitave “Pacifico” në Jokohama, në periferi të Tokios.
Diamanti, në pronësi të një kompanie japoneze, duket se është i vetmi send i grabitur.