75 Mall Live Search
22:27 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Super-makina e veçantë japoneze me të gjitha pjesët e punuar nga materialet e ricikluara

Pesha e kësaj makine është shumë më e lehtë, sepse janë larguar të gjitha pjesët e rënd metalike

Të gjitha makinat në Tokyo Motor Show kanë qenë të nivelit të kënaqshëm, qoftë nëse vinin nga prodhues të famshëm apo shumë pak të njohur.

Mirëpo, në mesin e tyre ishte edhe super-makina e veçantë japoneze, me të gjitha pjesët e punuara nga materiale e ricikluara, që ngjante sikur një Lamborghini apo ndonjë pasardhës i Acura NSX.

Ky është koncepti Nano Cellulose i zhvilluar në mënyrë teknologjike nga një konsorcium prej 22 universiteteve japoneze, institute hulumtuese dhe korporata furnizuese, si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ambientit të Japonisë.

Derisa dukja bie në sy më së shumti, materiali që është përdorur për ta prodhuar atë është e bën shumë më të rrallë dhe speciale.

Metalin, plastikën, fibrat e xhamit dhe ta karbonit, janë zëvendësuar me materialin cellulose nanofiber – material i lehtë i punuar me teknologjinë e lartë, me material të marrë nga drunjtë apo riciklimi i materialeve nga agrikultura.

Shfrytëzimi i këtij materiali në panele, dyer, tavan dhe pjesën e përparme, është 50 për qind më i lehtë se materialet që përdoren zakonisht, ndërsa pesha e përgjithshme e makinës është ulur për dhjetë për qind.

Dizajni që ka kjo makinë, është mjaft mbresëlënës, me dyer që hapen lart, drita të zgjatura, si dhe pjesë shumë të fryra, që e bëjnë të duket shumë mirë.